Report TV - Shkodër, i moshuari flet pasi i grabitën shtëpinë: Më vunë litarin në fyt

2018-05-11 2

Një grabitje me armë është regjistruar gjatë mbrëmjes së martë në fshatin Shirq të Dajçi, në Shkodër. Tre personat e maskuar dhe me armë, gjatë natës së martë kanë hyrë në banesë e shtetasit, Mark Alia, duke marrë një sasi të konsiderueshme parash nga banesa, një celular edhe një armë gjahu ?çifte?.

Gjithashtu, kanë marrë edhe automjetin, i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë. Dy nga grabitësit janë futur në banesë ndërsa njëri ka bërë roje jashtë në oborr. Ata sapo janë futur brenda i kanë lidhur pjesëtarët e familjes dhe menjëherë janë drejtuar për tek kasaforta duke marrë një sasi të konsiderueshme parash.
Në momentin kur grabitësit ka nisur të dalin nga shtëpia, pronari i banesës, Alia i ka heq kapuçin njërit prej grabitësve dhe e ka njohur atë. ?E njoh njërin prej grabitësve, ai ka ngrënë bukë në shtëpinë time bashkë me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes. Ndihem mjaft i zhgënjyer nga personi?, ka thënë Alia.