Ora News - Tryeza, Bojaxhi: Të rishikohet strategjia e ndërtimit të HEC-eve

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjergj Bojaxhi, ekonomisti i njohur i cili ka mbajtur dhe pozicionin e zv/ ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë u ndal tek debati i ndërtimit të dy HEC-eve në lumenjtë ose përrenjt mbi Osum dhe anulimi i lejes së ndërtimit të këtyre dy HEC. Ai e cilësoi rast të paprecedent anulimin e lejes mjedosore nga Ministria e Mjedisit.

Gjergj Bojaxhi: Do të doja të përmendja pak rastin e dy HEC-eve në Skrapar, në përrenjtë mbi Osum. Nuk është trajtim i i mirë i investitorëve, shqiptarë apo të huaj,ajo që ka ndodhur nga Ministria e Mjedisit para disa javësh. Praktika e ndjekur, anulimi i lejes mjedisore jo vetëm që nuk është aplikuar asnjëherë në qindra Hidrocentrale të bëra por është diçka që cënon besimin që investitorët duhet të ketë në këtë sektor. Ministria e Energjisë nuk ka qenë aktive në këtë rast, e ka lënë Ministrinë e Mjedisit në këtë gjë por në fund të ditës investitori shikon shtetin shqiptar dhe jo Ministritë me emra të përveçëm. Shembuj të tillë nuk janë mesazh i mirë për investimet në këtë sektor. Nuk dua të them që investitorët nuk bëjnë gabime. Nuk dua të them që janë shenjtorë.Por nëse një investitor ka bërë një gjë gabim pasi ka kaluar të gjithë atë procedurë adminsitrative nuk mund të themi se e ka fajin investitori dhe nuk ka asnjë ndjekje të administratës që ka bërë gjithë ato letra. Duket sikur kthehet në njëfarë loje. Nëse ka diçka gabim, nuk është vetëm i një investitori por i gjithë procedurës administrative që e ka ndjekur dhe vulosur.Po nuk u bë kjo gjë, këto gabime mund të përsëriten.

Bojaxhi kërkoi rishikimin e strategjisë së ndërtimit të HEC me qëllim që të mos cënohen as investitorët.

Gjergj Bojaxhi: Nga këndvështrimi i politikave sektoriale ka vend për të rishikuar. Kur u nis gjithë kjo valë e madhe investimesh në HEC-e në 2007-2008, Shqipëria po kalonte disa kriza të thella energjitike. Nuk kishim as linjën e transmetimit 400 kilovolt me Malin e Zi, as këtë të Kosovës që nuk është vënë në punë. Siguria e furnizimit ishte shumë e ulët. Me kalimin e viteve u bënë disa investime në HEC-e dhe u ndërtua infrastruktura e transmetimit. Ka vend që shteti shqiptar të rishikojë strategjinë e ndërtimit të HEC-eve të mëtejshme dhe të fillojë të gjejë një ekuilibër të ri midis ndërtimit të kapaciteteve të mëtejshme në HEC-e dhe zhvillimit të turizimit dhe ruajtjes së mjedisit.

Ai iu referuar ndërtimit të HEC-eve në Valbonë kur tha se shteti mund të kishte ndërhyrë të paktën që linjat e tensionit të lartë të futeshin nën tokë në pjesën e luginës që ka potencial turizmi.

Gjergj Bojaxhi: Kemi pasur disa raste, ku janë dhënë HEC në zonën e Valbonës.E di që janë dhënë para 2013, por pastaj lejet e zhvillimit janë dhënë pas 2013.Investojmë disa milionë dollarë në Luginën e Valbonës, harxhohen lekë për të bërë rrugë me asfalt, bëhet qendër turizmi, investojnë qytetarë apo investitotrë të tjerë në objekte turistike dhe më pas jepen HEC. Në një luginë të ngushtë, alipine nuk shkon.Në një ...