Në skandalin e përfitimit të 56 ha prona shtetërore dhe të ushtrisë, duke falsifikuar dokumente, nuk është i përfshirë vetëm Idlir Karkini, biznesmeni i identifikuar si miku i politikanëve, tashmë në kërkim. Një tjetër personazh vip i përfshirë përfundon në pranga në operacionit ?Ranishtja 2?: bëhet fjalë për noterin shumë të njohur në Tiranë, Julian Zhelegu.
Sipas akuzës, noteri Zhelegu ka kryer aktet noteriale nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, duke kaluar në pronësi të biznesmenit Idlir Karkini ?Poligonin e Qitjes së Ushtrisë? në Spille. Julian Zhelegu njihet si noteri i VIP-ave në kryeqytet.
Me zyrën në zonën e Ish-Bllokut, një nga zonat më të pasura e më të shtrenjta në Tiranë, Zhelegu kishte arritur që të kishte si klientë të tij, disa prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend, politikanë e shumë personazhe të tjerë publikë.