http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banesa e Mark Aliajt në fshatin Shirq të Shkodrës është grabitur nga tre persona të maskuar gjatë natës duke u gdhirë e mërkura.
Nën kërcënimin e armëve grabitësit mundën të marrin një sasi të konsiderueshme parash nga banesa, një celular edhe dy armë gjahu ?çifte?. Si të mos mjaftonin këto, agresorët morën edhe automjetin, i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë.
Në momentin e grabitjes në shtëpi ndodheshin vetëm të moshuarit. I zoti i shtëpisë tregon se ishin tre persona të maskuar: dy prej tyre hynë brenda, ndërsa tjetri qëndroi jashtë për të bërë roje. Mark Alia tregon momentet e tmerrit që ai dhe gruaja e tij përjetuan.
Alia dyshon se grabitësit mund të jenë persona të njohur të familjes.
Policia bëri të ditur se banesa e grabitur kishte kamera sigurie dhe sisteme alarmi. Uniformat blu nisen ndjekjen e grabitësve dhe pak ore pas ngjarjes vunë në pranga dy prej tyre. Policet gjeten edhe të gjitha sendet e vjedhura në banesën e Aliajt.