Debate mes Albana Vokshit dhe Lindita Nikollës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbatimi i ligjit për arsimin e larte dhe konflikti ne Universitetin e Tiranës ka shkaktuar debate te forta ne komisionin e edukimit.



Për gati 4 ore ministrja e arsimit Lindita Nikolla është vene ne qendër te sulmeve te opozitës. Kryetarja e komisionit Albana Vokshi kërkoi dorëheqjen e ministres pasi sipas saj nuk janë nxjerre brenda afateve aktet nënligjore te ligjit për arsimin e larte. Ndërsa ministrja Nikolla është kundërpërgjigjur.



Debatet e ashpra ne komision dhe sulmet e vazhdueshme te kryetares Vokshi ndaj ministres se arsimit kane shkaktuar acarimin e deputeteve te mazhorancës.



Seanca dëgjimore ka përfunduar me akuza ndaj ministres Nikolla. Deputetet e opozitës deklaruan se ministrja nuk iu përgjigj asnjë pyetje dhe se te gjitha do ti dërgojnë me shkrese zyrtare për marre sqarime.