http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Lëviz Albania? ka zgjedhur që takimin e radhës për të prezantuar projektet fituese ta zhvillojë në një shkollë që nuk është më e tillë. Si një simbolikë e fortë për të rrëfyer që kemi shumë për të bërë edhe në zona si Marqineti i Vorës. Drejtuesi i fondacionit shoqëri e hapur për Shqipërinë, tha përpara të rinjve që prezantuan projektet se ky vit ishte plot ide konkurruese.
I pranishëm në këtë event ishte edhe ambasadori i Zvicrës, nga ku sigurohen grantet për të tilla projekte.Zgjodhëm këtë datë të shënuar për Shqipërinë për të prezantuar këto ide. 27 vite më parë shqiptarët u ngritën me një qëllim dhe thirrja kryesore ishte ?E duam Shqipërinë si Europën?. Ende sot ka shumë për të bërë dhe unë jam i lumtur kur kthej kokën pas dhe shoh çfarë është bërë me grantet tona. Më kanë thënë edhe që rrezikojmë duke financuar, por unë ju them sot juve të rinjve të guxoni për ta bërë jetën në komunitet më të mirë. Guxoni dhe suksese në zbatimin e projekteve tuaja"Lëviz Albania" numëron tre në Shqipëri, e ndonëse shumë projekte janë realizuar, drejtoresha Kuko premton se shumë të tjera do të nisin zbatimin.Misioni i "Lëviz Albania" është i qartë edhe këtë herë: të forcojë demokracinë vendore përmes nismave dhe ideve të gjeneruara nga aktorët e shoqërisë civile dhe individët.