Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy persona të dënuar edhe më parë për trafikim armësh janë arrestuar në Lezhë me tre mina me telekomandë. Mjetet plasëse ishin të lidhura me celular dhe të gatshme për përdorim. Agjensitë ligjzbatuese nuk japin shumë detaje, pasi hetimi për zbardhjen e veprimtarisë po vijon.
Ky është momenti i arrestimit të dy personave që dyshohet se prodhonin e shisnin mina me telekomandë. (Shikoni Videon)
Artur Popa 46 vjeç lindur në Kukës dhe banues në Valias, Kamëz, dhe Valtor Cala 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, u arrestuan në qytetin e Lezhës në kuadër të operacionit "GOES ON?
Ata udhëtonin në dy makina të ndara në kohën e arrestimit.
Në makinën e drejtuar nga Valtor Cala u gjetën 3 mina me telekomandë të lidhura me celularë, ndërsa në mjetin Artur Popës u gjet një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.
Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa policia në bashkëpunim dhe me prokurorinë e Lezhës po vijojnë hetimet për të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Pak ditë më parë, në kuadër të Operacionit "Porosia", policia e Elbasainit goditi një tjetë grup që prodhonte e shiste mina me telekomandë të dyshuar si i përfshirë edhe në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, ku 8 persona mbetën të plagosur.
Gjatë operacionit që vuri në pranga 6 persona policia sekuestroi 82 kallëpë tritol, 2 armë zjarri, qindra fishekë dhe një sasi e vogël droge.
Veç ngjarjes së Shkodrës këtë vit janë shënuar edhe disa atentate të tjera me mina të telekomanduara, ndërsa ka pasur edhe një riaktivizim të sulmeve me tritol.
Operacioni "GOES ON? sekuestroi
-3 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë.
-55 gramë lëndë narkotike e ngjashme me atë të vajit të hashashit.
-14 telefona celularë.
-dy automjete
-3 fitila si ato zjarrpërcjellës.
-një çantë ku ishin futur minat
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkaterrohet-grupi-kriminal-i-minave-me-telekomande-dy-ne-pranga