Abuzimi me pronat në Spille, shpallet në kërkim biznesmeni Idlir Karkini, mik i politikanëve

2018-05-11 2

Biznesmeni Idlir Karkini, miku i politikanëve është shpallur në kërkim nga prokuroria e Kavajës, pasi ka përvetësuar sipërfaqen e tokës, që ishte në pronësi të Komandadës së Forcave Ajrore në plazhin e Spillesë. Kjo sipërfaqe toke shërbente si poligon qitje nga Komanda Ajrore, por në mënyrë të kundraligjshme është rregjistruar në hipotekë në emër të biznesmenit Idlir Karkini.

Prej ditës së djeshme Karkini është shpallur në kërkim, ndërkohë dyshohet se operacioni për arrestimin e biznesmenit të njohur është dekonspiruar. Karkini administron kompanitë ?Idea-Tel? dhe ?Alb Communication Consult? ndërkohë që është ka fituar disa vite më parë dhe tenderin për menaxhimin e shërbimit të mirëmbajtjes për Radarët Detarë të Ushtrisë dhe për mirëmbajtjen e rrjetit të dixhitalizimit të TVSH, me vlerë 8.8 milionë euro, aferë kjo e denoncuar nga ?Shqiptarja.com? tre vite më parë. Karkini sipas tenderit të fituar merr çdo vit 2 milionë euro nga Televizioni Publik.