Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka folur këtë të martë në emisionin ?Opinion? të gazetarit Blendi Fevziu lidhur me tjetërsimin e pronave në Spille, ku sot u proceduan penalisht 23 persona, ky mes tyre është dhe kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini.
?Ka një paligjshmëri dhe të gjithë personat që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme me dijeni. Sepse ka pasur dhe raste kur banorët nuk kanë qenë në dijeni. Madje edhe në kundërshtim edhe me ligjin 7501, ka pasur persona që kanë përfituar tokë nga ndarja e komisioneve fiktive dhe nuk kanë qenë persona që kanë jetuar në këtë zonë? , tha Lamallari.
I pyetur nga Lorenc Vangjëli se cilat janë qytetet e tjera ku janë shtrirë hetimet, zëvendës ministri Lamallari tha se, "bëhet fjalë për zona bregdetare, ranishte, si toka bujqësore, por një zonë konkrete nuk mund të them, pasi identifikohen personat dhe janë ende në hetime e sipër. Ka dhe prona të tjera dhe hetime që po kryhen".
?Më vjen keq janë në hetim dhe nuk mund të shprehen për çështjet që janë në hetim. Mund të them vetëm mekanizmin që është konstatuar. Janë bërë akte fiktive, shitblerje fiktive, blerësi më pas ka kërkuar njohjen si pronar dhe regjistrimin në hipotekë. I gjithë mekanizmi që është bërë është se ka një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të përfshirë në këtë veprimtari kriminale?, tha zv/ministri i Brendshëm.