Abuzimet me tokat në Spille, 23 nën hetim, 6 në pranga, zbardhet skema

2018-05-11 0

KAVAJE - Abuzimi me pronat në bregdetin e Spillesë çon në pranga pesë zyrtarë të Bashkisë së Rrogozhinës dhe zyrës së Hipotekave në Kavajë, ndërsa shpallet në kërkim biznesmeni i njohur, Idlir Karkini për të cilin gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg. Karkini ka privatizuar në shkelje me ligjin pronën e Ministrisë së Mbrojtjes në Spille (poligon qitje) dhe ka ndërtuar aty një biznes privat. Idlir Karkini është një personazh i njohur pasi zotëron mirëmbajtjen e sistemit të radarëve të FA, si dhe njihet si përfitues i shumë tenderave, ndër to për mbarëvajtjen e rrjetit të dixhitalizimit ku kompania e tij ?Idea-Tel? fitoi pa tender 8.8 mln euro, kur ende nuk ishte ngritur rrjeti. Aferë kjo e denoncuar nga Shqiptarja.com tre vite më parë.

Në hetim për abuzim me pronat në Spille është edhe kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i cili sot është marrë në pyetje nga Prokuroria si dhe me vendim të Gjykatës i është ndaluar dalja jashtë vendit, përmes bllokimit të pasaportës. Organi i akuzës ka nisur një hetim për 10 persona, mes tyre edhe kryebashkiakun Nuredini të cilët akuzohen për tjetërsim të pronave shtetërore ranishte dhe kthimin e tyre në prona private për interesa të palëve të treta.

Free Traffic Exchange