Ora News - Ministri Xhafaj nuk do i nënshtrohet vettingut, ligji kalon në komision me votat e PS

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji për vetingun në polici u miratua vetëm më votat e mazhorancës ndërsa Partia Demokratike e ka kundërshtuar në shumë nene të tij duke dhënë dhe amendamente përkatëse. Një ndër kërkesat e opozitës ishte dhe përfshirja e Ministrit të Brendshëm në vetting, por mazhoranca e rrëzoi këtë.

Deputetët e opozitës u larguan nga Komisioni i Sigurisë, ku po votoheshin 60 nenet e projektligjit të vettingut në Policinë e Shtetit. Largimi i opozitës ndodhi pas kërkesës që në veting të përfshihen edhe drejtuesit e ministrisë së Brendshme.

Noka: Nuk ka asnjë arsye pse ekipi drejtues i ministrisë ti trembet vettingut. Pasi të kalojë vetingun ekipi drejtues sigurisht ky veting zbret tek drejtoria e policisë.

Alibeaj: Është autoritet i policisë së shtetit për këtë arsye duhet të përfshihet në procesin e vettingut, jo si autoritet politik. Vendoset këtu dhe i hap rrugën pastaj vettingut të çfarëdo lloj politikani të çfarëdo lloj natyre dhe peshe.

"Ky nuk eshte veting i politikës, por i punonjesve te policise"

Por shumica që nuk ra dakord me këto propozime për shtesa e ndryshime në ligj, miratoi e vetme draftin e vettingut në polici.

Opozita kërkoi po ashtu që organet e vettingut të jenë jo politike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë. Sipas deputetit Alibeaj ky ligj është farsë dhe nuk sjell asgje të re.

Alibeaj: Pasagjerët e Audit 003GB nuk mund të bëjnë vettingun e policëve, nuk mund ta bëj Saimir Tahiri, Elona Gjebrea, Nezar Seiti dhe Fatmir Xhafaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-alibeaj-pasagjeret-e-003gb-nuk-mund-te-vleresojne-policine