Rama me kembe mbi tavoline ne studion e Mustafa Nanos

2018-05-11 1

Këtë të martë, emisioni "Provokacija" i gazetarit Mustafa Nano në ABC Neës, nisi disi ndryshe. Me këmbë mbi tavolinë, u shfaqën Kryeministri Edi Rama dhe gazetari Mustafa Nano. Në emision u diskutua fillimisht për klasën politike dhe performancën e Parlamentit shqiptar gjatë gjithë këtyre viteve, duke e krahasuar me Parlamentin britanik.

Edi Rama: "Besoj që ka një përmirësim të ndjeshëm në këtë legjislaturë falë drejtimit të Kuvendit që është shumë i ngjashëm me drejtimin që pamë në video. Nga ana tjetër, më ha mendja se koha duhet të bëjë akoma të vetën".

Mustafa Nano: "Kam përshtypjen se ju e vazhdoni traditën e Kryeministrave për të bërë atë shoë hidh e pritë, përdorni ndonjëherë edhe batuta. Ju i përdorni sepse Parlamenti është kështu apo ju i përdorni sepse kështu ju dalin, teatri me plëncin nuk janë shumë parlamentare".

Edi Rama: Sigurisht që në parlamentin tonë ka momente banaliteti që janë shumë më larg se sa çdo gjë tjetër në raport edhe me një kafene të rëndomtë fshati. Përsa më përket, unë përpiqem që të jem në atë nivel (nivelin e Parlamentit anglez).

Free Traffic Exchange