Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni BOOM ka trajtuar sot një shqetësim të banorëve të fshatit Stravaj në Librazhd.
Të moshuarit e kësaj zone të ciët marrin ilaçe me rimbursim kanë me shume se 1 muaj që i blejnë me lekë në farmaci, pasi mjeku i familjes që ka ardhur në muajin janar nuk ka marrë ende nga Ministria e Shëndetësisë usb me kodet e banoreve.
Ky është varianti që thotë vetë mjeku. Por banorët e Stravaj thonë se mjeku vjen një herë në javë vetëm ditën e premte, ndonëse ai duhet të vijë çdo ditë.
Sikur të mos mjaftonte kjo ai nuk ka mundësi as ti japë recetat e ilaçeve pasi i mungon kodi i pacientëve dhe qendra shendetesore nuk ka internet.
Kjo qendër shëndetesore përfshin edhe 6 fshatra të tjerë të cilët e kanë këtu mjekun e familjes.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boomdoktori-vjen-njehere-ne-jave-pacientet-nuk-i-marrin-ilacet-me-rimbursim