Report TV - Kryesia e PS vendos: Zgjedhje të reja për forumet e Kukësit

2018-05-11 1

Kryesia e PS ka vendosur pasditen e sotme mbajtjen e zgjedhjeve në disa degë lokale të PS. Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe njëherazi kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u shpreh se do ketë zgjedhje në disa degë të bashkive të vendit, ndërsa veçanërisht, duke komentuar situatën e fundit në degën e PS Kukës, u shpreh se procesi do nisë edhe njëherë nga fillimi.

"Në disa bashki do kemi proces zgjedhor për drejtuesit e PS. Një nga pikat e rëndësishme ishte analiza e PS në bashkinë Kukës. Kryesia, pasi u njoh me rezultatet e auditit, mori vendimin që në Kukës të gjithë procesin e deritanishëm do ta fillojmë menjëherë nga fillimi. Do krijojmë një Asamble të re socialiste në Kukës pasi u vërejtën mangësi sa i takon barazisë gjinore etj. Partia më e madhe e shqiptarëve duhet të jetë e struktuar edhe në një qark apo bashki, ku duhet t'ju them se rezultati i PS në bashkinë Kukës ka qenë një rezultat shumë i mirë", u shpreh Balla, ndërsa nuk dha përgjigje nëse Astrit Cengu dhe Ylber Duraku janë përjashtuar nga partia pas protestës kundër të deleguarit Safet Gjici në Kukës.