Ilir Meta shpjegoi arsyet pse nuk i dha ministrit të Jashtëm autorizimin për plotfuqinë për të negociuar me Greqinë. Në letrën që Presidenti i ka dërguar Ditmir Bushatit kërkohet që të saktësohet objekti i qartë për autorizimin e plotfuqisë si dhe të plotësohen emrat, funksionet dhe profesionet e atyre që do të jetë pjesë e grupit negociator.