TIRANE - Report Tv ka siguruar pamje ekskluzive nga zjarri i rënë në një banesë në Kombinat pasditen e kësaj të marte, kur humbi jetën mes tymit dhe flakëve 80-vjeçari Myftar Kuçi. Siç duket edhe nga pamjet, gjithçka është shkrumbuar brenda në shtëpi, ndërsa shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një furnelë e ndezur.
Një prej fqinjëve të familjes Kuçi shprehet se në banesë me 80-vjeçarin ka qenë edhe një vajzë e mitur, e cila sipas tij në momentin e zjarrit ka ishte duke luajtur në korridor.
?Pamë tym që dilte nga shtëpia dhe nxituam. Ishte edhe një vajzë e vogël në shtëpi, e cila fatmirësisht ndodhej jashtë në ato momente. Shkuam me shpejtësi dhe larguam vajzën, por plakun s?e nxorëm dot. Frikë kishim nga bombola e gazit.
Jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Bashkëshortja kishte dalë jashtë të kërkonte djalin se ishte larguar nëpër lagje. Ka qenë një furnelë në prizë e cila mund të ketë shkaktuar zjarrin dhe më pas është përfshirë e gjithë banesa. Kam qenë unë që lajmërova zjarrfikësit të cilët mbërritën shpejt por gjithçka këtu ishte në tym dhe zjarr?, rrëfen ai.