Largimi mjekëve nga Shqipëria, Fakulteti mjekësisë njoftime për kurse gjermanishteje

2018-05-11 1

Në një kohë kur emigrimi i mjekëve shqiptarë sa vjen e shtohet Report TV zbulon se nxitja për tu larguar nga shërbimi në shëndetësinë shqiptare nis që në universitetin e mjekësisë. Në faqen online të këtij universiteti publikohen njoftime për avancimin e gjuhës gjermane.
?Largimi sigurisht lë një boshllëk, që reflektohet në ngarkesën e mjekëve që mbeten këtu. Së shumti shkojnë në Gjermani, e cila aktualisht këkron një numër më të madh. Shkojnë atje rreth 100-150 çertifikata në vit?.

Ky deklarim i presidentit të urdhrit të mjekut është në vazhdën e ngritjes së problematikës së largimit të mjekëve.

Valës së largimit të mjekëve së fundmi i shtohen edhe infermierët.

Destinacioni më i preferuar i migrimit të bluzave të bardha mbetet Gjermania.

Report TV sjell sot fakte se si largimi mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nis që në auditorët e Fakultetit të Mjekësisë .

Free Traffic Exchange