Rudina/ Juliana Pasha dhe Miranda Dupi tregojne marredhenien si kunata (20.02.2018)

2018-05-11 4

Këngëtarja Juliana Pasha dhe Miranda Dupi, kuratore imazhi prej 10 vitesh tashmë krahas bashkëpunimit profesional janë dhe kunata.
Ata ishin sot të ftuara në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfyen marrëdhënien e tyre.
Dupi nuk është vetëm e zgjedhura Juliana Pashës por edhe e disa artistëve të njohur si Alban Skënderaj dhe Elhaida Dani
Prej 10 vitesh ata janë kunata, pasi bashkëshortët e tyre Altin dhe Erald Llakaj janë vëllezër dhe të dy janë muzikantë.
?Sa herë që unë marr një ftesë për në një program apo në një spektakël Miranda është e para së cilës i telefonoj. Edhe gjatë këtyre ditëve kemi dikutuar për veshjet për emisionin e sotëm. Dolëm sot dhe vendosëm të dyja të ishim sportive. Por unë kam shumë fustane por një prej tyre peshon 5 kile?, tha Pasha.
Ndërkohë Dupi shtoi më tej se këngëtarja ka shumë gusto dhe ajo i përshtat gustot e saj me eventin ku do të shkojë.
?Juliana fillimisht më tregon se ku do të shkojë dhe ne bashkëpunojmë. Ajo ka edhe gusto vetë dhe unë ia përshtas veshjen me eventin dhe tipin e saj. Juliana ka stil rok, por bëhet edhe e brishtë, bëhet sipas këngës, por në përgjithësi është e fortë dhe potente?, tha Dupi.

Free Traffic Exchange