http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrin ne 169 numri i personave te prekur nga fruthi ne gjithë vendin. Shifra konfirmohet nga Ministria e Shendetesise. Te gjitha rastet po trajtohen e janë te izoluar, ndërkohe sipas te dhënave, personat qe jane te infektuar nuk kane bere vaksinën kundër kësaj sëmundjeje. Zv/ministrja Mira Rakacolli, e pranishme ne Komisionin e Shendetesise tha se janë ngritur grupet e punës per te analizuar situatën dhe marre masat e duhura. Ndërsa një ide tjetër e Ministrisë është qe nese do te kemi nje shpërthim te epidemisë tek te vegjlit, vaksinat te bëhen edhe për fëmijët 9 muajsh. Si rregull vaksina kundër fruthit behet për fëmijët qe mbushin 1 vjeç. 2 foshnja kane humbur jetën deri tani. Sipas Organizatës Botërore te Shendetesise, europa po perballet si asnjëherë me pare me epideminë e fruthit, ku viti 2017-te, ka pasur 20 mije te prekur.