Presidenti Ilir Meta bëri publike letrën që i ka dërguar ministrit Bushati ku i kërkon plotësimin e disa pikave para se të japë plotfuqinë për nisjen e negociatave me Greqinë. Meta u shpreh se para se të japë autorizimin për plotfuqinë kërkon që të saktësohen nga Ministria e Jashtme; titulli, objekti, kufijtë që do të negociohen, metodologjia dhe ekipin negociator. Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se nuk synon të drejtojë negociatat me Greqinë, pasi nuk është ekspertet, por as nuk mund të firmosë një letër të bardhë për dhënien e plotfuqisë, pasi më parë duhet të saktësohen disa probleme. Gjithashtu Presidenti theksoi se qëndrimi i tij për këtë çështje do të jetë bazuar në Kushtetutë dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2010.
?Presidenti nuk synon që të ulet dhe drejtojë bisedimet, sepse nuk do të ishte mirë as për Presidentin dhe as për shtetin, sepse Presidenti nuk është ekspert. Presidenti ka për detyrë të përmbushë të gjitha përcaktimet, lidhur me titullin, objektin, kufijtë që do të negociohen, metodologjinë dhe ekipin negociator. Presidenti nuk ka nevojë të caktojë njeri atje, sepse është delegim i besimit në emër të shtetit. Të gjithë ata janë njerëz të besuar të shtetit. Presidenti nuk mund të firmosë një letër të bardhë dhe njëkohësisht dhe me disa probleme të cilat kanë nevojë që të saktësohen? deklaroi ai.