http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Ilir Meta per here te pare ka folur per negociatat mbi marrëveshjen e detit me Greqinë dhe mosdhënien ende te autorizimit per qeverinë.
Ne nje dalje përpara gazetareve, vetëm per kete ceshtje, Presidenti Meta ka caktuar dhe ato qe i quajti vija te kuqe e te cilat nuk do t?i kaloje.
Kreu i shtetit, duke këmbëngulur tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ka sfiduar mazhorancen.
Duke u ndalur tek emrat e negociatoreve, presidenti ka publikuar edhe kërkesa te ngjashme ku janë te regjistruar edhe emrat.
I pyetur nese me kete lëvizje ai kërkon te drejtoje vete negociatat, Meta e ka mohuar nje gjë te tille.
Ndërsa ka shtuar se deri me tani nuk është informuar nga Ministria e Jashtme mbi negociatat e deritanishme, Presidenti Meta është ndalur dhe tek vizita e Kryeministrit Tsipras ne pranvere, gjate se cilës pritet te firmoset marrëveshja.
Presidenti Meta i pyetur lidhur me turin e konsultimeve, artikuloi qëndrimin e opozitës, e cila i kishte kërkuar qe kjo çështje te dërgohej ne Gjykatën Ndërkombëtare.