Rama sqaron idene e Presidentit te perbashket me Kosoven

2018-05-11 1

Ky propozim për një President të përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën, bërë në seancën solemne në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nuk ishte një propozim konkret, i cili mund të marrë udhë në një të ardhme të afërt, por një imagjinatë. Këtë të paktën thotë vetë, Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Televizionin Klan, i cili sqaron qëllimin e kësaj deklarate.

Rama e cilëson si të tepruar reagimin që shkaktoi propozimi i tij në Tiranë, në Prishtinë, në rajon dhe Bruksel, ndërsa thotë se ai është nxjerrë nga konteksti i fjalimit të tij.

Reagimin që erdhi nga Serbia, Kryeministri e quan të natyrshëm.

Kryeministri nuk e sheh këtë deklaratë të tij aspak të lidhur me procesin e negociatave Kosovë-Serbi e aq më pak të mund të ndikojë në këtë proces.

Propozimi utopik i Kryeministrit Rama për President të përbashkët si simbol i unitetit kombëtar, por dhe një politikë të jashtme dhe politikë të sigurisë kombëtare ngjalli një reagim të fortë.

Free Traffic Exchange