“Shell” kërkon naftë në Shpirag - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dy vitesh negociata, qeveria shqiptare dhe kompania holandeze Shell arritën marrëveshjen për të nisur kërkimet për naftë edhe në bllokun 4 në Shpirag.Kërkimi i naftës do të kryhet në tre faza ndërsa investimet arrijnë 42.5 milion euro. Nga kjo marrëveshje pritet të hapen 100 vende të reja pune në zonë.Sa i përket përfitimeve të Shqipërisë në rast së zbulimit të rezervave, kontrata parashikon që nuk do të pritet deri në mbulimin e plotë të kostove nga ana e kompanisë, por pjesërisht do të nisë ndarja e fitimit që në fazën e parë të nxjerrjes së naftës.
Por kryeministri Rama shfrytëzoi këtë marrëveshje me investitorët holandez për të theksuar faktin se Shqipëria nuk është një vend i kriminalizuar sikundër ka shprehur shqetësim vendi partner.
Kontrata do të jetë e vlefshme per 25 vite në rast të zbulimit te rezervave të naftës, me të drejtë zgjatjeje.

Free Traffic Exchange