Kujtohet rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria e shkurtit te vitit 1991 ishte ende nje vend relativisht i izoluar dhe pak media ndërkombëtare raportonin ate qe ndodhte asaj kohe. Zëri i Amerikës, korrespodenti i agjencisë franceze AFP dhe nje gazetar Italian ishin te vetmit qe i treguan botes per rrëzimin e monumentit te diktatorit Enver Hoxha.



Zeri i Amerikës i cili i kishte ndjekur me nga afer zhvillimet ne Tirane nje dite para rrëzimit te monumentit transmetoi nje interviste te shkrimtarit te njohur Ismail Kadare i cili asokohe jetonte ne France.

Korrespodenti i agjencisë AFP atë kohe ishte Besnik Mustafaj i cili rrëfen si raportoi i pari lajmin.
Atë dite ne shesh ishte dhe një gazetar Italian, Franc Gustincich, i cili tregon pse asokohe mendoi se ne Shqipëri nuk kishte revolucion dhe ne rast se kjo qe po ndodhte nuk ishte planifikuar nga qeveria, me se paku qeveria e kishte pranuar?Zakonisht policia ne regjime diktatoriale ne fillim qëllon mbi gazetaret, ky është skenari klasik. Ne ketë rast jo. Para meje ishte një polic me arme i cili me tha, te lutem duhet te qëlloj, a mund te largoheni. A i pate ne video policet me qen, ishte vetëm nje qen dhe une mendova ok nje qen nuk eshte problem une jam mjaftueshëm i madh per ta mbrojtur veten. Por ai nuk ishte nje qen i trajnuar per te tilla situata.?Moment i rrëzimit te monumentit te diktatorit Hoxha gazetaret u dynden per te marre viza e per te raportuar ngjarjet qe po ndodhnin ne Shqipërinë qe sapo kishte dale nga diktatura komuniste.

Free Traffic Exchange