Shqetësim jo vetëm në Serbi, por edhe në mediat ndërkombëtare për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për një president dhe politikë të jashtme të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës.
E përditshmja greke Elefteros Tipos komenton se kryeministri shqiptar risolli në vëmendje ëndrrën për Shqipërinë e Madhe, duke propozuar bashkim me Kosovën, çka konfirmon se Ballkani Perëndimor po hyn në një periudhë të re trazirash. Deklarata ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave të mëdha si Protothema e Iefimeridha.
E përditshmja zviceriane pasqyron deklaratën e Ramës në një shkrim me titullin ?Provokatori nga Tirana?. Në komentin e saj kjo e përditshme shkruan se propozimi përçan shoqërinë kosovare dhe sfidon Bashkimin Europian. Ndërsa zvicerania tjetër Neue Zurcher Zeitung e quan ?provokim? deklaratën e kryeministrit shqiptar dhe në titull shkruan ?Ëndrra me Shqipëri të Madhe e Edi Ramës?.
Deklaratën, Rama e bëri të dielën në Kuvendin e Kosovës në seancën solemne të 10-vjetorit të pavarësisë së vendit.