Report TV - Ceka në Report TV: Shqipëria që kemi sot s'është ajo që menduan studentët

2018-05-11 0

I ftuar në një intervistë për Report Tv, me rastin e 27-vjetorit të rënies së regjimit, Neritan Ceka ka ndarë eskperiencën e tij të para 27 viteve. Ai ka drejtuar protestën e 20 shkurtit 1991, me parrulla dhe marshim përpara. ?Aq me vrull e kisha, sa në vend që të thoja mos i besoni komunistëve, kam thënë mos i besoni demokratëve?.
Ai shprehet se kanë rrezikuar, por turma ishte shumë e ndërgjegjshme dhe e vetëdijshme për qëllimin e saj: mbrojtjen e lirisë. Ka pasur tre vajtje-ardhje nga Lana për në shesh.10 mijë vetë më ndiqnin si një trup i vetëm. Shkonim tek sheshi dhe bënim fjalime, të ulur mbi rrënojat e bustit të Enverit. Neritan Ceka thotë se situata dhe ditët që erdhen ishin të rrezikshme. Ishin ditë fanatizmi dhe dogmatizmi të atyre që nuk shkëputeshin dot mendërisht nga regjimi. Ai përmend ngjarjen e shkollës së bashkuar ku ishte krijuar një komitet i cili nuk pranoi Ministrin e mbrojtjes, bëhej fjalë për grusht shteti. Ai ka shkuar tek shkolla e bashkuar bashkë me Agron Likën.