“Edhe muret kanë veshë” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Edhe muret kanë veshë?. Ky është titulli i nismës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që nis në përvjetorin e 27-të të rrëzimit të shtatores së ish- diktatorit. Projektit i është bashkuar edhe Bashkia Tiranë.



Kryebashkiaku Veliaj tha se në bazë të ndryshimeve në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, si dhe me miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve, sot këto dy procese kanë ecur paralelisht.



?Më vjen mirë që kemi ecur me kompensimin financiar të ish të përndjekurve, jemi thuajse në këstin e 8-të. Më vjen shumë mirë që në disa simbolika, duke qenë se sot është përvjetori i rënies së shtatores, në qendër të sheshit ?Skënderbej? kemi vendosur njeriun e thjeshtë dhe jo shtatoren e ish diktatorit. Po i shohim dukun këtij ligji të rëndësishëm për hapjen e dosjeve, ku shumë autoritete me peshë në qytetin dhe në vendin tonë, po i hapin dosjet e tyre për publikun?



Drejtuesja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentjana Sula, theksoi se ky projekt do t?i japë zë shumë dëshmive dhe përjetimeve të atyre që kanë vuajtur mizoritë e sistemit të shkuar.



?Jemi këtu për të mbledhur mesazhet e pathëna që kanë mbetur gjatë diktaturës, përjetime, vuajtje, shija e kurajës dhe e solidaritetit. Është një projekt i Autoritetit, që bashkë me dosjet, që janë përgjithësisht instrumente të shtypjes dhe denigrimit të personave të rëndësishëm të shoqërisë sonë të asaj kohe, dhe dëshmive gojore, ta themi historinë në 360 gradë. Pra, për të thënë atë që është shkruar, por edhe për atë që është përjetuar në atë kohë.?



Për realizimin e projektit do të mblidhet dëshmi nga më të mprehta nga secili rajon ku kanë ndodhur këto drama çnjerëzore, për t?u projektuar në një monument ose pikë referimi në disa qytete të Shqipërisë.

Free Traffic Exchange