Julka Gramo, një emër që ka vite që qëndron në ekranet shqiptare, ishte sot në një
rrëfim për jetën, familjen dhe punën në emisionin Rreze dielli. Mes të qeshurave Julka
dha një intervistë sa të këndshme aq edhe spontane për publikun.
Mes të qeshurash Julka na tregoi se një marrëdhënie shumë të mirë e mban fakti që
nuk rrri 24 orë në 24 me partnerin. Por pot ë më pyesësh mua shprehet Julka,- ?Endrra ime më e madhe është që të rri një periudhe shumë të gjatë me bashkëshortin, të
mbytem nga e ndenjura?
Ajo na tregoi me humor se nuk e quan veten fort të bukur për ti mbajtur njerëzit pas
ekranit, ndaj edhe ka një dashuri shumë të madhe për radion. Julka na tregoi se një
tjetër arsye pse i pëlqen shumë radio është edhe sepse ajo mund të degjohet në të
gjithë botën, e se ajo kishte krijuar një komunitet virtual me ndjekësit e saj nga cdo cep i
planetit.
E pyetur se pse e ka lënë muzikën pas dore Julka na përgjigjet se në momentin që ti
sjell femijë ne jetë dhe kur një prej partnerëve është gjithë kohës në lëizje është e
vështirë të merresh me të dyja.