Ora News - SHELL kërkon naftë në Bllokun 4, Rama: Holanda të kuptojë se këtu nuk ka vetëm krim

2018-05-11 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria ka finalizuar një kontratë të re për një tjetër investim të madh të huaj në Shqipëri.

Kompania e mirënjohur SHELL nis kërkimin edhe në Bllokun 4 në Shpirag dhe vijon programin e zbulimit të naftës, mbi bazën e pritshmërive të larta që jane krijuar nga kërkimet e deritanishme në Blloqet 2 dhe 3.

I pranishëm në ceremoni, kryeministri Rama tha se prania e SHELL rrit më shumë prezencën e investimeve holandeze në Shqipëri.

Rama: Kjo marrëveshje rrit më shumë praninë e Holandës si një vend prej nga ku vjen një sasi e konsiderueshme e investimeve të huaja. Kjo do të vlejë që në Holandë, Shqipëria të shihet si e plotë dhe jo e pjesshme a thua se këtu nuk ka asgjë përveç krimit të organizuar. Prania e një kompanie si Shelli përbën një arsye më shumë për kompanitë e tjera për ta parë Shqipërinë jo si përshkruhet në media apo siç e dëshirojnë forca politike që janë kundër zgjerimit të BE.

Kryeministri shtoi se kjo marrëveshje garanton përfitim reciprok.

Rama: Shelli nuk e bën këtë nga ndonjë dashuri 'nënë tereziane' për Shqipërinë por si pjesë e vizionit të vet të zhvillimit dhe i inkurajuar nga të dhënat e eksplorimeve të fundit dhe treguesit për një rezervë të re nafte që është padiskutim më e madhja deri sot në Shqipëri dhe presim me padurim të mësojmë sesa.

Kemi një marrëveshje që është e qartë dhe afatgjatë për përfitim reciprok, patjetër në interes të kompanisë por dhe interes të popullit shqiptar. Marrëveshja është rezultat i një procesi interesi të ndërsjelltë dhe një këmbëngulje të ndërsjelltë për të arritur në një proces ku jo vetëm garantohen përfitime reciproke por sigurohet gjenerimi që në vitet e para i qindra vendeve të punës. Terësia e projektit vlerësohet të ketë një impakt të jashtëzakonshëm në ekonominë shqiptare. I hapim rrugë një investimi të ri dhe të konsiderushëm të huaj në territorin e vendit tonë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shell-kerkon-nafte-ne-bllokun-4-rama-holanda-te-kuptoje-se-ketu-nuk-ka-vetem-krim

Free Traffic Exchange