Bushati: S'kemi rënë dakord me Kotzias për heqjen e termit 'Çamëri'

2018-05-11 0

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mohon që të ketë rënë dakord me homologun grek, Nikos Kotzias, për heqjen e termit Çamëri nga tekstet shkollore.
I pyetur për deklaratat e kryediplomatit grek i cili u shpreh se Tirana ka rënë dakord për një gjë të tillë, Bushati pranoi ndërkohë se të dy vendet po shqyrtojnë tekstet shkollore për heqjen e atyre termave që bien ndesh me standardet e Komisionit Europian, por pa specifikuar nëse termi 'Çamëri' bie ndesh me këto parime.

?Nuk di që të kemi rënë dakord për këto gjëra. Ka një komision shtetërore për rishikimin e teksteve, për të shmangur referenca të cilat nuk janë përputhje me standardet e KE, do të hiqen. Ka një grup ekspertësh dhe ky grup mblidhet mbi baza periodike. Nuk e di ku ka dalë kjo, barazia e Çamërisë me Vorio-Epirin. Mblidhen ministria jonë e Arsimit me atë greke dhe diskutojnë, këta janë duke bërë punë?, tha Bushati.

Free Traffic Exchange