Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nënkryetari i PD Edi Paloka akuzoi mazhorancën se po synon të tjetërsojë qëllimin e komisionit hetimor të kërkuar nga opozita në lidhje me çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Paloka: Ajo që u vu re dhe që ishtë absurde dhe që ka qenë në të gjitha rastet e komisioneve që ne kemi kërkuar ishte synimi i mazhorancës për të ndryshuar objektin e hetimit. Dmth komisionin e kërkon opozita, përcaktojmë dhe objektin dhe në mënyrë të rëndomtë përsëritet e njëjta skenë, kur ata thonë mirë ju keni të drejtë të ngrini komision hetimor, por objektin e përcaktojmë ne.
Në studion e lajmeve të Ora News, Paloka ka folur edhe për vettingun në polici duke theksuar se relacioni i hartuar nga ministria e Brendshme si shoqërues i draftit përmban konstatimet dhe akuzat që opozita ka bërë këto vite për inkriminimin e policisë së shtetit.
Paloka: Shihni relacionin që ka bërë Xhafa, janë të gjitha akuzat që kemi bërë ne.
Deputeti demokrat akuzoi mazhorancën edhe për zgjedhjen e kryeprokurores pa vetting duke theksuar se në mënyrë të paligjshme u zgjodhën edhe anëtarët e organeve të drejtësisë, KLGJ e KLP.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paloka-mazhornaca-synon-te-tjetersoje-qellimin-e-komisioneve-hetimore