Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është prezantuar në muzeun Historik Kombëtar ekspozita "Komunizmi në epokën e tij". E përbërë nga 25 postera, dokumente dhe mbi 200 foto historike , ekspozita përshkruan ngritjen dhe rënien e lëvizjeve komuniste në shekullin XX.
25 postera, mbi 200 foto historike dhe dokumente u ekspozuan të hënën në Muzeun Historik Kombëtar për të ballafaquar qytetarët me të shkuarën. Ekspozita ?Komunizimi në epokën e tij? rreket ta shoh këtë regjim në një aspect më global dhe i paraprin 27 vjetorit të rrëzimit të statujës së dikatatorit Enver Hoxha. Pedagogia dhe drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, Jonila Godole tregon arsyet përse duhet t`i kthejmë sytë nga e kaluara teksa thekson se politika e sotme ka trashëguar periudhën komuniste e se duhen ende vite për ndërtimin e shtetin e së të drejtës.
Godole: Shtylla kurrizore e demokracisë që është krijimi i shtetit të së drejtës, ende pas 27 vjetësh nuk është vendosur në Shqipëri. Kjo na bën ne ta kthejmë kokën pas dhe të shohim a kanë mbase disa ngjashmëri me kohën e sotme.
Drejtori i Muzeut Historik Dorian Koçi shprehet se ekspozita të tilla ndihmojnë të rinjtë të njihen me të kaluarën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hapet-ekspozita-komunizmi-ne-epoken-e-tij