Stop - Fier, përmbyten banesat sociale, përplaset me qytetarët! (19 shkurt 2018)

2018-05-11 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-121-sezoni-3/

Qytetarët e pastrehë, që kanë përfituar nga projekti i banesave sociale në Fier, kanë hyrë në to që prej muajit Shtator. Por këto ditë, reshjet kanë hyrë brenda shtëpive të tyre, për herë të dytë.

Gazetarja e ?Stop? vëzhgoi situatën dhe komunikoi me inxhinieren e "Entit të Banesave", Eleonora Gjeka dhe drejtoreshën Lindita Çobo.

Në fillim zonja Çobo tentoi të mohojë situatën, por pasi shkoi në terren me gazetaren, premtoi zgjidhje.

Në redaksinë e emisionit "Stop" mbërritën disa video nga qytetarë, ku shfaqen banesat sociale të përmbytura.

Gazetarja iu drejtua Fierit për të komunikuar me disa banorë, të cilët kanë marrë banesa sociale me kredi të butë nga Bashkia Fier, për shkak se nuk kishin strehim. Ky është dimri i parë që kalojnë në këto shtëpi, por eksperienca ka qenë negative.

"Unë do t'i lutesha shumë Bashkisë dhe inxhinieres të vijnë të shikojnë se nga i futet uji kësaj shtëpie. Ne jemi nga ata që s'do paguajmë asnjë lekë derisa të na vijë në ndihmë shteti", u shpreh një banore.

Lindita, një tjetër banore e prekur nga ky problem, tregon shtëpinë e saj, duke thënë: "Pllakat tregojnë vetë historinë e ujit, që ka hyrë brenda. Janë ujë akoma dhe janë të dukshme shenjat e lagështirës. Direkt dyshova te tualeti, ndonjë tubacion a ndonjë gjë, por jo, ishte e thatë. Këtu jemi te ballkoni. Këtu gjithë uji rri këtu e nuk shkon në piletë sepse pedenca e ballkonit është bërë përballë sallonit, jo drejt piletës. Ky uji që rri këtu, futet brenda. Përveç kësaj, po më prishen edhe mobiljet!"

Ajo komunikoni me inxhinieren e Entit të Banesave, Eleonora Gjekan nëpërmjet një telefonate.

Lindita - Alo, Lola.

Inxhinierja - Po, urdhëro!

Lindita - Lindita jam.

Inxhinierja - Po Lindita?

Lindita - Çfarë bëhet me këtë verifikimin e ujit moj, se edhe shiu bie jashtë, e ne prapë po na hyn brenda.

Inxhinierja - Po çfarë të të them unë ty? Nuk e di cfarë të të them se firma ndërtuese ka marrë edhe garancinë e punimeve.

Lindita - Janë bërë punimet shumë skandal.

Inxhinierja - Janë bërë nga Drejtoria qendrore, nga ?Enti Kombëtar i Banesave?.

Lindita - Kur hyra në Shtator, më hyri edhe një herë uji, që të mora në telefon. Ti the: "Edhe mua më ka hyrë uji".

Inxhinierja - Prapë t?u fut uji ty?

Lindita - Edhe mbrëmë. Hajde shikoje tani moj zonjë. Nuk jam as hidraulike, as inxhiniere, as duralumin. Ju lutem shumë, hajdeni më rregulloni ballkonin se unë nuk paguaj asnjë kokërr leku. Kur do t'i merrni masat për këtë çështje?

Inxhinierja - Do bisedoj me Linditën (drejtoreshën) që si mund ta gjejmë atë që ka bërë duralet.

Lindita - Akoma nuk është bërë biseda deri tani?

Inxhinierja - Po çfarë s?është bërë? Kemi qenë të zënë edhe neve ti?

Lindita - Kjo çështja jonë është aq elementare sa mos të merreni fare?

Inxhinierja - Po merremi edhe me atë. Ja do t?i th...