Reshje të dendura dëbore janë regjistruar në qytetin e Kukësit gjarë orëve të fundit, të shoqëruara me mjegull dhe temperatura të ulëta.
Borë ka rënë edhe në fshatra e zonat e thella malore.
Gjithashtu akset rrugore kombëtare janë të mbuluara nga bora dhe po punohet nga kompanitë kontraktore për pastrimin dhe hedhjen e kripës.
Mbulim nga dëbora ka patur edhe ne akset rurale, por deri në këto momente nuk raportohet për probleme në qarkullim.
Keshillohet levizja me zinxhirë ose goma dëbore, sidomos në rrugët rurale.