Bushati në '5 Pyetjet':Brenda pranverës presim që Greqia të heqë Ligjin e Luftës

2018-05-11 0

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, u shpreh se Tirana pret që brenda pranverës Greqia të shfuqizojë "Ligjin e Luftës". Kryediplomati shqiptar tha se shfuqizimi i këtij ligji do bëjë të mundur që qytetarëve shqiptarë të cilëve u janë sekuestruar pronat në Greqi, t'u kthehen këto prona.

"Ka një dëshirë për t'u konkretizuar këto marrëveshje me një vizitë të kryeministrit të Greqisë në Shqipëri. Nuk është se ka një datë, apo afat për këtë gjë. Vizita të këtij karakteri shoqërohen me produkte konkrete. Kjo vizitë do ketë produkte konkrete dhe do të pasohet me vizita të tjera në Greqi dhe takime të përbashkëta.

Ka çështje që duhet të zgjidhen në mënyrë të njëanshme. P.sh, shfuqizimi i Ligjit të Luftës dhe pasojave të tij është një akt i njëanshëm. Pala ka mohuar ekzistencën për një kohë të gjatë. Kam dëgjuar interpretime të ndryshme edhe këtu në Shqipëri lidhur me traktatin e miqësisë që sipas tyre pasaka ezauruar ligjin e luftës, por tashmë s'ka dyshime as për palëbn greke se ky ligj ekziston, ka pasoja për pronat atje si pasojë e këtij ligji. Shpresojmë që ky ligj do të shfuqizohet në mënyrë që shtetasit shqiptarë që kanë prona në sekuestro, të gëzojnë këto prona.

Free Traffic Exchange