Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në shumë raste tragjeditë e ndodhura në rrugët e Shqipërisë kanë pasur si shkak mungesën e sinjalistikës rrugore. Ekspertet kanë bërë thirrje për përmirësimin e sinjalistikës në përmbushje të standardeve ndërkombëtare. Ndryshimet e bëra në aksin Milot - Rrëshen së fundmi e kanë kthyer këtë aks në një model për tu ndjekur dhe nga të tjerët.
Ky është aksi Milot-Rrëshën i vendosur në dispozicion të përdoruesve të automjeteve në dy javët e fundit. Në të 26 kilometrat e saj rruga është pajisur me sinjalistikën më të fundit duke iu afruar standardeve evropiane, thonë ekspertët
Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho shpjegon për Ora News, të gjitha ndryshimet që i janë bërë dhe pohon se ky është fillimi i një modeli të ri në sinjalistikën rrugore ne Shqipëri.
Hasho: Risia e parë janë kufizuesit anësor të standardeve të fundit ndërkombëtare. Duhet të evidetojmë një seri tabelash përpara se të arrijmë në një kryqëzim që ka pasur rrezikshmëri tek Rubiku. Jam pak i befasuar me një konstruksion të plotë.
Për ekspertin Hasho këto standarde dhe puna e bërë në aksin Milot-Rrëshen duhet të ndiqet në të gjitha rrugët, si e vetmja mundësi për të ulur numrin e aksidenteve.
Hasho: Të mos harrojmë efektin e një drejtuesi mjeti që ka problematikën e vet. Ne duhet të bëjmë pjesën që na takon.
Hasho ndër të tjera evidenton edhe diferencën e investimeve që bëhen nga shteti dhe ato nga koncesionari. Sipas tij investimet e sektorit privat janë më serioze dhe cilësore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sinjalistika-sjell-siguri-ora-news-vezhgon-aksin-milot-rreshen