Kreu Confindustrisë, Boccia: Presim 'drejtësinë' për më shumë investime

2018-05-11 0

Presidenti i Confindustrisë italiane Vincenzo Boccia në një intervistë me gazetarin Denis Minga për Report Tv ka deklaruar se nga Italia ka një pritshmëri për reformën në drejtësi në mënyrë që të rriten investimet në Shqipëri.
Sipas tij edhe një infrastrukturë moderne dhe mos ndryshimi i rregullave në rrugë e sipër do të ndikonin ne rritjen e investimeve të huaja. Presidenti i Konfindustrisë gjithashtu theksoi se Italia dhe Shqipëria janë dy vende komplementare dhe duhet të përballojnë së bashku sfidat e ekonomisë botërore.

Si shikohet Shqipëria nga investitorët italianë?
Vincenzo Boccia: Shqipëria shikohet shume mirë, një vend komplementar i Italisë edhe në aspektin gjeografik, një platformë e madhe për Ballkanin , me një Itali që mundet dhe është një platformë e madhe për Europën dhe Mesdheun...një vend me mundësi të mëdha.

Free Traffic Exchange