Ora News - Ndima ekonomike, Basha: Emergjencë kombëtare, Rama ndjek metoda naziste

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Grupi parlamantrë I Partisë Demokratike, ka diskutuar gjërësisht për familjet e përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike. Kryetari I Opozitës Lulzim Baasha, tha se Kryeministri Rama, po sillet si ?Nazist? me qyettarët ndërsae cilësoi ëprjashtimin efamiljve nga ndihma ekonomike si holokaust.

Basha: Bëhet fjalë për fjalë për familje që ndodhen në pikën më të ulët të mbijetesës, prindër pa punë fëmijë që ndodhen në gjëndje të mjerueshme të cilat në mënyrë të pashjegueshme dhe në mënyrë kriminale janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike.

Kjo është një dramë njerëzore, por edhe një emergjencë kombëtare. Jemi vendi i vetëm në Europë që ka futur në karantinë urie, ka çuar drejt emigracionit me vullnetin e vet të Edi Ramës dhe majonetës së tij në krye të ministrisë së Shëndetësisë një përqindje të madhe të qytetarëve që sot nuk kanë ushqimin e përditshëm apo ilacet. Pra kemi një qeveri dhe një kryeministër që po përdor metoda naziste, metoda genocidale apo spastrimi ndaj popullsisë së vet.

Basha, tha se Ministrja e linjës ka shpërdoruar detyrën për këtë çështje, ndaj është para nje vepre penale

Basha: Prej dy javësh Ministrja e cila duhet të cohet në ndjekje penale për vlerësimin tim, mban të fshehur informacionin se mbi çfarë kriteresh u hoqën këta njerëz nga ndihma ekonomike. Përflitet që kriteri është prania e një frigoriferi apo një televizori, kjo nuk përbën kriter. Kjo përbën shpërdorim detyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndima-ekonomike-basha-emergjence-kombetare-rama-ndjek-metoda-naziste