I ftuar për Repot Tv, Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka folur në lidhje me çështjen e Teatrit. Ai është shprehur se zgjidhja më e mirë për teatrin është rikonstruktimi i godinës aktuale të teatrit kombëtar, në mënyrë që të ruhen vlerat e tij historike. Boçi ka theksuar se as Rama dhe as Kumbaro nuk dinë se si të komunikojnë me artistët dhe qytetarët.
Intervista e Luçiano Boçit
Cili është qëndrimi juaj në raport me debatin mbi teatrin?
Kur e sheh kështu duket tjetër arsyetimi për publikun dhe tjetër për ne. Unë parashtrova disa probleme, çështjen e teatrit dhe të qëndrimit të Kryeministrit që shfaqet si xholi në letra për çështjen e teatrit. Rama ngatërron rolet, me artistët sillet si pedagog dhe me pedagogët si artist. Kryeministri dërgon përfaqësuesen e tij që është e paafte të komunikojë me qytetarët.