Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ditët e fundit, ku janë shtuar tone e ashpra për fajtorët e rrënimit të universitetit të Tiranës, Bordi i Administrimit i atakuar vazhdimisht në akuza për përplasjet me rektorin, ka reaguar duke sqaruar pozicionin e tij.
Bordi i administrimit që përbëhet nga 7 anëtarë; 3 përfaqësues të ministrisë së arsimit dhe 4 të universitetit të Tiranës; ka renditur, sipas tij 11 shkelje që rektori Mynyr Koni ka bërë në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë.
Në vija të përgjithshme, bordi i administrimit thotë se Rektori kurrë nuk e ka njohur bordin si organ kolegjial të universiteteve. Nuk ka zbatuar vendimet e tij dhe nuk ka protokolluar asnjë shkresë të bordit.
Ky organ i universiteteve thotë gjithashtu se Koni shpreh vullnetin e tij për të uzurpuar kompetenca administrative/financiare, funksione që ligji ia ka dhënë Bordit dhe Administratorit dhe penguar që ato të ushtrohen nga organet apo autoritetet e ligjshme.
Shqetësimi i bordit është Koni është më i fokusuar në çështjet financiare dhe administrative se ato akademike; në këtë pikë duke lidhur dhe zgjidhur kontrata punësimi jo me pedagogët sikundër e kërkon ligjit por edhe ndaj punonjësve të administratës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bordi-i-administrimit-keto-jane-11-shkeljet-e-ligjit-nga-rektori-mynyr-koni