Teksa në sistemin e drejtësisë ka nisur Vettingu ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pritet që këtij procesi t?i nënshtrohet edhe Policia e Shtetit, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar se në sitën e Vettingut do të kalojnë edhe politikanët. Por demokratët gjatë diskutimit të ligjit për Vettingun në polici e cilësuan show draftin që sipas tyre duhet të nisë nga ata që e njollosën policinë e shtetit.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mbështetës i Vettingut në radhët e sistemit të drejtësisë dhe policisë ka paralajmëruar se përjashtim nga ky proces nuk do të bëjë as politika. Këtë deklaratë Xhafaj e bëri në komisionin e sigurisë, ku diskutohej në parim Vetting-u në radhët e uniformave blu.
?Pyetja e parë ishte, a mund dhe duhet të përfshihet Ministri i Brendshëm në procesin e Vetting-ut? Natyrisht, nëse unë do të isha punonjës i Policisë së Shtetit, i Gardës apo SHÇBA-së, do të isha sot subjekt i këtij ligji vlerësimi. Nëse bëhet fjalë që të vetohem unë si politikan, unë vetohem sot si gjithë politikanët e tjerë, përfshirë edhe ju që jeni në këtë tavolinë. Nëse duhet një ligj i Vetting-ut për politikanët, unë jam i pari që do ta votoja me të dy duart dhe mund t?ju jap një draft që mund ta keni në konsideratë, nëse do të ndërmerrni një inciativë të tillë. Dhe do të ishte një gjë tejet pozitive dhe besoj që ai draft duhet të ketë të parin, si do që të jetë, që të vetohem unë i pari, meqenëse jam hartuesi i Reformës në Drejtësi, hartuesi i këtij projektligji dhe Ministër i Brendshëm për momentin në këtë detyrë, nëse kjo është e nevojshme për t?u parë si e tillë.?
Nevoja për pastrimin e individëve të korruptuar dhe inkriminuar në Policinë e Shtetit sipas Ministrit të Brendshëm erdhi pas shqetësimeve kanë adresuar ndër vite institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare.
Demokratët ndonëse u shprehën pro Vettingut në polici e shohin draftin e hartuar si shfaqje pas skandaleve në radhët e uniformave blu.
?Ky Vetting duhet të fillojë nga lart-poshtë, nga ata që e shkaktuan dhe e sollën në këtë gjendje dhe duhet të vazhdojë pastaj deri tek polici i thjeshtë. Se nuk ka bërë ndonjëherë vaki që në këtë vend në vend që të ishin në kërkim kriminelët, sot ke më shumë të kërkuar në kupolën e policisë. Sot të gjithë ish-drejtorët që i patët ju dhe u mburrët me to në 4 vjet, janë në kërkim. Të gjithë janë të zhdukur dhe nuk janë fare as në Shqipëri ose janë fshehur në Shqipëri. Kostot e kësaj maskarade sigurisht që i bien qytetarëve, i bien vendit. Po kush i shkaktoi?! I shkaktoi qeveria, i shkaktoi kryeministri i vendit?, tha Flamur Noka.
Vettingu në policinë e shtetit pritet të zgjasë rreth 24 muaj dhe krahas efektivëve të Uniformave blu, pjesë e tij do të jenë edhe punonjësit e gardës.