350 sipërmarrës italianë kanë mbërritur në Shqipëri, për tu takuar me 150 biznese shqiptare. Ky është një nga forumet rralla që bëhen në nivele të tilla, ku rreth 200 kompani italiane vijnë në Shqipëri për të vendosur kontakte me firmat tona e për të ngritur nivele bashkëpunimi.
Kryeministri Rama kërkoi nga sipërmarrësit italianë që të vijnë në Shqipëri, ai bëri një paralelizëm interesant me burokracitë që ka patur administrata në vendin fqinj, dhe reformimin që pësoi aj, por me taksa më të ulëta.
?Jemi italianë me të njëjtat vlera e defekte. Jemi Italia e gjyshërve tuaj, ku ka shumë për të parë, për të bërë, e për të fituar. Përveç problemeve, pengesave, Shqipëria i garanton të gjitha këto. Ka një mënyrë të jetuari që ngjajnë me tuajën, me avantazhin që ka taksa më të ulëta. Ne duam të jemi anëtarë të BE-së, por për mua do të ishte një objektiv i arritur nëse do arrinim të ishim një pjesë e efektshme e jugut të Italisë. Ne nuk mundemi kurrë të bëhemi një Zvicër apo Gjermani.?
Ambasadori italian Alberto Cutillo tha se Shqipëria mund të bëhet porta hyrës në Ballkanin Perëndimor, por veç mbështetjes së Italisë për integrimin europain të saj, ai kërkoi zbatimin e Reformës në Drejtësi.
?Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Asgjë nuk e simbolizon më mirë këtë se projekti i TAP, në të cilin Shqipëria do të futet në një rrjet botëror për furnizimin me energji. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, por vetëm me një drejtësi të ndershme mund të jemi të efektshëm në luftën kundër korrupsionit.?
Ministri Arben Ahmetaj kërkoi përmbysjen e imazhit të Shqipërisë së viteve 90?.
?Në 20 vite Shqipëria nuk është më ajo e frikës, por është Shqipëria e mundësive për sipërmarrjen italiane. Katër vitet e fundit vendi ka kaluar në një proces të vështirë të reformave. Katër vitet e ardhshme do rritemi me një mesatare deri në 5.5 dhe të arrijmë në 6% të PPB.?
Në forum ministri Gjiknuri dhe kreu i bashkisë së Tiranës Veliaj ftuan bizneset italiane të investojnë në sektorë potencialë dhe rentabël të cilat janë në projektet dhe axhendën e qeverisë.
?Ju ftoj të investoni në projektet në pratneritet me privatin që kemi në infrastrukturë, ne do të garantojmë në rastin e rrugëve një pjesë të riskut të fluksit, nëse kompania merr dhe menaxhimin e saj.?
Në këtë forum biznese shqiptare dhe italiane do të mbajnë takime me njëri ? tjetrin për të vendsour kontalte bashkëpunimi dhe po ashtu, investitorët e vendit fqinj do të njihen nga afër me projektet ekonomike të qeverisë shqiptare.