Mirela Koumbaro kishte konfirmuar paraqitjen e saj në Komisionin e Medias, ku ishte ftuar nga opozita për nterpelancë në lidhje me çështjen e teatrit. Komisoni i Medias kishte në fokus diskutimin mbi çështjen e Teatrit. Temat kryesore lidheshin me kërkesat e aktorëve për të mos shembur teatrin, si edhe për transparencë në lidhje me projektligjin i cili përmes ndërrimit të Drejtorit të teatrit, u mohon artistëve lirinë e vendimmarrjes.
Në interpelancën e orës 11 do të diskutohej edhe për shkatërrimin e disa objekteve që përbëjnë monumente kulture.
Mirëpo Kumbaro zgjodhi ta anullonte paraqitjen.
"Është urdhëruar nga Kryeministri" , ka thënë Albana Vokshi.
Kjo është hera e dytë që Ministrja Kumbaro shpërfill Parlamentin. Nisur nga këto rrethana, opozita ka mbajtur qëndrim në komisionin e orës 11.00.
Vokshi ka reaguar duke shprehur se është e paprecedente që Kumbaro të konfirmojë pjesëmarrjen dhe ta anullojë atë me urdhër të Kryeministrit. Ajo shton se Ministret po shkelin kushtetutën. Vokshi i bën thirrje Ramës të mos e pengojë Misnistren.