Ora News - Tirana dhe Verona, bashkëpunim edhe për transportin dhe ndriçimin

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim homologun e tij nga Verona. Kryebashkiakët biseduan për vijmësinë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë si transporti dhe ndriçimi. Aktualisht dy qytetet bashkëpunojnë në sektorin e pastrimit, përmes krijimit të kompanisë italo-shqiptare Eco Tirana.

Pëveç bashkëpunimit për pastrimin e qytetit përmes një kompania italo-shqiptare, Tirana dhe Verona do të bashkëpunojnë edhe për projektet e ndriçimi dhe transportit publik.

Veliaj tha ka shumë sektor ku mund të merren eksperienca nga Italia, teksa priti në takim homologun e tij nga Verona Federico Sboarina.

Erion Veliaj: Në kohët moderne, kur ke një mik të mirë, ke një thesar. Për ne thesar është bashkëpunimi me Veronën, nga e cila po mësojmë se si mos ta shpikim edhe një herë rrotën, por të bëjmë gjërat që po funksionojnë më mirë në një qytet model perëndimor, për t?i zbatuar në Tiranë. Mezi pres që të fillojmë me disa projekte për transportin publik. E kam thënë edhe më parë: nëse kompanitë e transportit nuk na përgjigjen për të modernizuar flotën me autobusë të gjelbër, atëherë sigurisht do të jemi gati. Ndaj sot diskutuam se si do të fillojmë me disa projekte konkrete, duke besuar gjithmonë se më e mira është përpara.

Kryetari i Bashkisë së Veronës, Federico Sboarina, u shpreh i imperesionuar nga vizita e tij në Tiranë.

Federico Sboarina: E falenderoj Erionin që më ka mirëpritur në një mënyrë kaq speciale sepse edhe mikpritja është vlerë. Kam parë shumë gjëra, por mbi të gjitha ajo që më mbeti në mendje nga Tirana është një qytet në zhvillim. Një qytet që po rritet, po zhvillohet në mënyrë të rëndësishme. Nuk e njihja më parë, por ama kam parë foto shumë të bukura si ishte dhe si është tani, një qytet tërësisht i ndryshëm. Duam të jemi në sinergji me një kryeqytet si Tirana sepse të punuarit së bashku, do të thotë të rritemi bashkë; rritje për ju, rritje për ne. Kështu që, pajtohem me faktin se më e mira ende nuk ka ardhur.

Në shenjë miqësie dhe bashkëpunimit mes dy qyteteve, Veliaj i dorëzoi homologut të tij italian "Çelësin e Qytetit".

Më pas ata zhvilluan një vizitë edhe në sheshin "Skënderbej", i cili pas rikonceptimit, është kthyer në një hapësirë publike kushtuar qytetarëve.

Veliaj dhe Sboarina mbollën në mënyrë simbolike edhe disa pemë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirana-dhe-verona-bashkepunim-edhe-transportin-dhe-ndricimin

Free Traffic Exchange