Ora News - Debate për mungesën e Kumbaros tek Komisioni i Medias, ikën mazhoranca

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetët e mazhorancës braktisën mbledhjen e Komisionit të Medias pas debateve me kolegët opozitarë.

Shkak u bë mungesa e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ishte thirrur për seancë dëgjmore lidhur me dëmtimet e disa Monumenteve por që kjo e fundit kishte dërguar një përfaqësi.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, tha se Ministrja ka marrë urdhër nga Rama që të mos paraqitet në Komision.

Vokshi: Të largohet opozita, është normale. Të refuzojë opozita mënyrën arrogante të qeverisjes dhe të largohet është normale, por të largohet mazhoranca nga një Komision që duhet të ishte këtu për të mbrojtur të gjitha ato pseuodo reforma të kryeministrit është anormale. E kuptoni që as këta nuk i mbrojnë dot kullat e skandaleve të kryeministrit. Është vërtetim i dështimit të gjithë reformave në kulturë, arsim dhe gjithë sektorët e tjerë. Keqardhje për të gjithë kolegët e mi që nuk e mbajtën dot.

Rrokaj: Kërkesa e grupit të opozitës për të thirrur Ministren e Kulturës është në përmbushje të plotë të një detyrimi kushtetues që kanë komisionet parlamentare për të kontrolluar funksionimin e qeverisjes dhe qeverisja për të dhënë llogari para komsionit përkatës. Ajo që duhet të sqarojmë nuk ka të bëjë me personalitete të nderuara që janë thirrur dhe janë të pranishëm nga Ministria e Kulturës.

Problemi është politik, ne i jemi drejtuar Ministres së Kulturës për një problematikë ku qëndrimi i saj është shumë më i rëndësishëm, personalitetet që janë këtu përfaqësuese nuk e kanë tagrin politik për tu shprehur.Ne duam të dimë nëse qeveria ka një koncept të qartë tani me shkatërrimin e dy urave, të kishës, të kalasë së Gjirokastrës, do ketë mundësi për të ndërhyrë apo jo? Ne jemi të shqetesuar për mungesën e dialogut me grupet e interesit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/debate-mungesen-e-kumbaros-tek-komisioni-i-medias-iken-mazhoranca