Ora News - HEC-et në Osum, MIE nis procedurat për zgjidhje të njëanshme të kontratës

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kanionet e Skraparit nuk do të rrezikohen nga ndërtimi i Hidrocentraleve. Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë ka nisur proedurat e zgjidhjes së kontratës së ndërtimit të HEC-eve në lumin Osum.

Në deklaratën e dhënë për mediat theksohet se vendimi është marrë pas administrimit të kërkesës së Ministrisë së Mjedisit për heqjen e lejes mjedisore për kompaninë koncensionare për aktivitetin instalime për prodhimin e energjisë hidroelektrike për hidrocentralet Bigas 1 dhe Bigas 2?, në pellgun ujëmbledhës ?Përroi i Bigasit?, Skrapar.

Vendimi prej MIE është marrë dhe pas nisjes së inspektimit në terren prej Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, nismëm kjo pas akuzave se ishin manipuluar koordinatat e ndërtimit të HEC.

Ndërkohë më herët prej mbrojtësve të mjedisit është theksuar se me ndërtimin e HEC-eve kanionet e Skraparit rrezikoheshin.

Nga ana tjetër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thekson se mbështet dhe inkurajon zhvillimin e burimeve të reja energjetike pasi vendi ka potenciale hidrike dhe është përballë sfidave të mëdha me kërkesë energjie gjithnjë në rritje.

Por kjo me kushtet teknike dhe në harmoni me mjedisin.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hec-et-ne-osum-ministria-e-energjise-nis-procedurat-zgjidhje-te-njeanshme-te-kontrates