Report TV - Aksidenti me tre viktima, nëna kërkon fëmijët, vajza në koma

2018-05-11 1

Mjekja e spitalit të Shkodrës Dhurata Uruçi flet për gjendjen në të cilën ndodhet 10-vjeçarja e aksidentuar natën e mbrëmshme.
10-vjeçarja është në gjendje komë dhe vazhdon të jetë në rrezik për jetën.
Mjekja është pyetur nga gazetari i Report Tv për situatën në të cilën ndodhën të aksidentuarit, dhe për situatën jetike në të cilën ndodhet 10-vjeçarja.
Mjekja është shprehur gjithashtu që kjo ishte një nga ngjarjet më te rënda qe ka kaluar spitali i Shkodrës gjatë këtyre viteve të fundit.
Nëna sapo është përmendur ka kërkuar fëmijët. E plagosura nuk është në dijeni për tragjedinë e ndodhur në familjen e saj.