Report TV - Protesta për përmbytjet, banorët e Frakullit nxjerrin në rrugë luleshtrydhet e kalbura

2018-05-11 0

Përmbytjet e vazhdueshme kanë nxjerrë në protestë banorët e disa fshatrave në njësinë administrative Frakull-Fier. Zona u përfshi nga përmbytjet dy herë radhazi, dhe për këtë ata kanë dakë në protesën e cila po zhvillohet ne fshatin Kafaraj.

Banorët pretendojnë se ngushtimi i urës në autostradën Levan-Vlorë shkakton përmbyteje nga lumi Vjosa. Ata kërkojnë ngritjen e një komisioni nga qeveria, për të parë situatën si dhe dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.Ata kërkojnë dëmshpërblim për serat e përmbytura, në total 50 ha.