Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Astrit Veliaj rikthehet sërish në Kuvend si deputet. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi sot me votë unanime për ti dhënë atij mandatin e Eduard Halimit, i cili dha dorëheqjen me 9 shkurt 2018.
Në listën e PD për Beratin, pas Halimit i dyti në rradhë ishte Astrit Veliaj dhe i treti Lefter Maliqi i cili tashmë duket se ka kaluar me PS.
Por për shkak të përcaktimit të kuotave gjinore, mandati i lënë prej Halimit i kalonte Juvina Janit, e cila refuzoi. Dhe pas saj ishte Monika Qosja që kishte të drejtën, e cila poo ashtu refuzoi.
Të dy kandidatet ditën e deklaratës së Halimit u shprehën se nuk dëshirojnë të jenë pjesë e parlamentit shqiptar duke paraqitur arsye personale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kqz-vendos-sot-zevendesimin-e-mandatit-te-eduard-halimit