Në Tiranë po zhvillohet Forumi i Biznesit Itali-Shqipëri. Në vendin tonë kanë ardhur 200 sipërmarrje italiane, ndërsa ambasadori Alberto Cutillo u shpreh se Reforma në Drejtësi do të tërheqë më shumë investues. ?Reforma presim që të tërheq më shumë investues.
Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria meriton hapjen e negociatave, dhe nëse ndodh Shqipëria do të ketë përpara një sfidë të re për modernizimin e sistemit ekonomik. Ndërmarrjet italiane do tëmbështesin ato shqiptare në tregjet evropiane. Shqipëria do të arrijë që të fitojë falë bashkëpunimit me Italinë në të gjithë nivelet? deklaroi ai.
Nga ana e tij, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi se Shqipëria e sotme është ajo e mundësive për sipërmarrjen italiane, duke shtuar se katër vitet e ardhshme do të shënojnë sërish rritje të PPB. Duke ftuar investitorët të vijnë në vendin tonë, Ahmetaj tha se Shqipëria përfaqëson një treg interesant për investimet e huaja.